City Residence by Erli Concept
Projekti është konceptuar për të krijuar një mjedis modern, funksional dhe mikpritës, me fokus maksimal në ndriçimin natyral dhe shfrytëzimin optimal të hapësirave, si brenda objektit ashtu edhe në ambientin përreth.
Fasada moderne ndërthur estetikën me komoditetin, duke ofruar hapësira të brendshme të ndriçuara dhe të rehatshme.
Zona është në zhvillim të vazhdueshëm dhe “City Residence” përfaqëson një pjesë të rëndësishme të këtij transformimi urban, i ndërtuar me prioritet prakticitetin dhe cilësinë e jetesës së banorëve.
Projekti:
Objekti përbëhet nga 6 dhe 8 kate mbi tokë, një kat i dedikuar për shërbime dhe 2 kate parkimi nëntokë. Projekti është konceptuar për komoditet maksimal, me 2 shkallë që marrin ndriçim natyral, vetëm 4–5 apartamente për kat dhe kujdes të veçantë ndaj një stili jetese praktik dhe komod.
Funksionalitet & Hapësirë:
Çdo detaj është menduar për ritmin e përditshëm të banorëve, duke ofruar komoditet maksimal. Hapësirat rekreative dhe njësitë e shërbimit krijojnë mundësinë që gjithçka e nevojshme të jetë pranë, pa pasur nevojë për lëvizje me makinë.




















