“Erli-Concept” Sh.p.k. është një kompani minerare shqiptare, e themeluar në vitin 2010, me aktivitet kryesor nxjerrjen dhe përpunimin e mineralit të kromit. Kompania operon në Bulqizë, zonën më të pasur me krom në Shqipëri, dhe prej më shumë se një dekade renditet ndër aktorët kryesorë të sektorit minerar në vend. Falë kapacitetit të lartë prodhues dhe standardeve të cilësisë, “Erli Concept” Sh.p.k. ofron mineral kromi me përmbajtje Cr2O3 40–42% dhe 42–44%, të përshtatshëm për tregun vendas dhe atë ndërkombëtar.

Miniera operon në një thellësi rreth 1200 metra, e organizuar në 14 nënkate shfrytëzimi, dhe mbështetet nga një staf prej 110 punonjësish të kualifikuar, që punojnë sipas standardeve të larta të sigurisë dhe profesionalizmit.

Produkti i nxjerrë eksportohet në tregjet ndërkombëtare, si dhe furnizon uzinat vendase të ferrokromit në Elbasan dhe Burrel. Në vitin 2021, kompania realizoi një projekt zgjerimi të zonës së shfrytëzimit, duke rritur ndjeshëm kapacitetin dhe potencialin afatgjatë të minierës.