Kompania “Erli Concept”, e themeluar në vitin 2010, është një kompani me aktivitet të konsoliduar në industrinë minerare dhe sektorin e ndërtimit.

Me minieren ne Bulqizë, zonen më te pasur me mineral kromi në Shqipëri, kompania ka ndërtuar një eksperiencë të fortë në nxjerrjen dhe përpunimin e kromit, duke u renditur për mbi një dekadë ndër kompanitë kryesore të vendit për cilësi dhe prodhim.
Mbi 110 punonjës te kompanise punojnë në kushte sigurie maksimale.

E mbështetur në stabilitetin financiar, eksperiencën teknike dhe standardet e larta operative të fituara ndër vite, “Erli Concept” ka zgjeruar aktivitetin edhe në industrinë e ndërtimit, duke zhvilluar projekte banimi, shërbimi dhe tregtare. Kompania synon të sjellë ndërtime cilësore, me arkitekturë moderne, funksionalitet optimal dhe fokus në cilësinë e jetesës dhe vlerën afatgjatë të investimit.

Jeni të interesuar?

Për më shumë informacion na kontaktoni.