Adresa:
Rezidenca “Erli” ndodhet në rrugën Marie Kraja, në një zonë të re urbane e cila po ndërtohet dhe po merr zhvillim çdo ditë e më shumë. Pjesë këtij zhvillimi të rëndësishëm është dhe projekti jonë i cili është krijuar duke mbajtur në fokus fuksionalitetin dhe komoditetin e banoreve që do të jetojne aty.
Projekti
Rezidenca përbëhet nga dy godina paralele me 8 kate banimi secila, që bashkohen në një nga anet me një godinë me dy kate shërbimi. Secila nga godinat ka dy hyrje banimi, të dyja me dritë natyrale dhe kanë 4 deri në 5 apartamente për kat.
Funksionalitet & hapesire
Kemi menduar çdo lëvizje dhe çdo moment të ditës që banorët do të kalojnë në shtëpi për ti dhënë më të mirën që mundemi si dhe kemi krijuar hapësira rekreative dhe njësi shërbimi për të patur çdo gjë poshtë shtëpisë pa nevojën e lëvizjes me makinë.