City Residence

City Residence ndodhet në rrugën “Papa Nikolla Papajani”, pranë Bulevardit të Ri në Tiranë, një nga zonat me zhvillimin më të shpejtë në kryeqytet dhe me potencial të lartë rritjeje.

Projekti karakterizohet nga arkitekturë moderne, ndriçim natyral maksimal dhe organizim funksional i hapësirave, duke ofruar komoditet dhe cilësi në çdo detaj. Vendndodhja strategjike siguron akses të lehtë në shërbime, institucione dhe infrastrukturë bashkëkohore.

Kjo përfaqëson fazën e parë të projektit, ndërkohë që zhvillimi do të vijojë edhe me faza të tjera në të ardhmen.

Afati i Punimeve

Punimet kanë filluar në Qershor 2025 dhe aktualisht janë në fazën e perfundimit te karabinase per objektin e pare.
Ritmi i punimeve ka qene teper i larte dhe objeti pritet te përfundojë në Qershor të vitit 2027.

Pagesa me Keste

Pagesa e apartamenteve bëhet me 3 këste nga 30% secili përgjatë ecurisë së kantierit dhe 10% me dorëzomin e apartamentit.

Teknologjia

Fasada e ventiluar është një sistem veshës i objektit i cili ofron një hapësirë mes panelit të jashtëm dhe pjesës së brendshme (shtresës së izolimit).

Jeni të interesuar?

Për më shumë informacion na kontaktoni.